AKU njofton se, gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 27 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të planit të dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit, si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 23 mostra në monitorim të produktit ushqimore
Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antiCOVID-19” inspektorët e DRAKU-ve, përveç monitorimeve të subjekteve, kanë këshilluar 294 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm gjatë gjithë kohës në terren për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të rritur cilësinë e jetës së konsumatorëve.