TIRANË, 21 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me opinione të qytetarëve të ndryshëm, të cilëve u drejtohet pyetja se “çfarë do të bënin në rast se do të kishin një punonjës që për 7 vite nuk ka bërë asnjë punë”.
“Këtë spot e ka publikuar Lulëzim Basha dhe postohet me kënaqësi ndaj kërkesës së një grupi ndjekësish të kësaj faqeje”, tha Rama.
Në video qytetarëve të ndryshëm u drejtohet pyetja se çfarë do të bënin në rast se do të kishin një punonjës që për 7 vite nuk ka bërë asnjë punë. Njëzëri qytetarët përgjigjen se “do ta pushonin nga puna”.
“Për Lulin Tirana nuk priti 7-8 vjet, e hoqi për 4 vjet. S’është për punë, për gjumë është i pari ai”, thuhet në videon e shpërndarë nga Kryeministri Rama./m.m/j.p/r.e/