TIRANË, 21 janar /ATSH/ Zgjidhjet inovative në menaxhimin e sektorit agro-ushqimor ndihmuan familje dhe vende të frenojnë ndërprerje në zinxhirin e furnizimit me ushqim gjatë pandemisë COVID-19, dhe më shumë kërkohet për të “ndërtuar më mirë dhe miqësorë me mjedisin“, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe bujqësinë, (FAO) QU Dongyu.
Në Forumi Global për Ushqimin dhe Bujqësinë (GFFA), në Berlin, që zhvillohet nga data 18 – 22 janar, përfaqësues të lartë të linjës vunë theksin në “Risitë në teknologjitë e aplikuara, në politikëbërje, dhe në ndërtimin e modeleve të reja të biznesit, që ndihmojnë në forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve ushqimore gjatë pandemisë”.
“Gjatë takimit u theksuan shembuj të zgjidhjeve inovative që mbështesin prodhimet agro-ushqimore, përfshirë kujdesin ndaj mjedisit, lidhjet e prodhuesve për të ofruar ushqime të freskëta në qendrat urbane, zgjidhjet e tregtisë elektronike të vendosur në të gjithë spektrin agro-ushqimor, dhe zgjidhjeve që kanë siguruar funksionimin e praktikave të sigurisë ushqimore mes kufizimeve në lëvizje të njerëzve, shkaktuar nga COVID-19″, thuhet në njoftimin e FAO-s. e,xh/j.p/r.e/