Agjencia europiane e sëmundjeve kërkon përgatitje për masa më strikte antiCOVID-19

STOKHOLM, 21 janar /ATSH-AFP/ – Agjencia europiane e ngarkuar me epidemitë u kërkoi sot anëtarëve të saj të jenë gati për të marrë masa më të rrepta gjatë javëve të ardhshme për të frenuar progresin e varianteve të reja problematike të koronavirusit, duke rritur nivelin e vigjilencës.

“Mesazhi thelbësor është të përgatitemi për një përshkallëzim të shpejtë të rritjes së masave për të frenuar virusin në javët e ardhshme, për të ruajtur kapacitetet e kujdesit shëndetësor, si dhe për të shpejtuar fushatat e vaksinimit”, shkruan Qendra Politika e Parandalimit dhe Kontrollit (ECDC) në publikimin e vlerësimit të rreziqeve në BE./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.