TIRANË, 21 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në 100-vjetorin e krijimit të trupave të xhenios, ka vlerësuar rolin e trupave ushtarake që i kanë shërbyer komunitetit në çdo kohë të vështirë.
Veprimtaria e xhenios ka shënuar kontribut të rëndësishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Peleshi shprehu mirënjohje dhe respekt të veçantë për të gjithë trupën e xhenios që ka shërbyer e shërben brenda dhe jashtë vendit.
“Mirënjohjen dhe respekt për çdo burrë e grua pjesë e xhenios që ka shërbyer e shërben brenda dhe jashtë Shqipërisë”, tha Peleshi. /j.p/r.e/