Volkswagen pret rritje të konsiderueshme në Kinë

PEKIN, 20 janar /ATSH-DPA/ – Prodhuesi gjerman i makinave, Volkswagen pret rritje të konsiderueshme në Kinë këtë vit, deklaroi shefi i operacioneve të kompanisë në vend Stephan Woellenstein.

Woellenstein gjithashtu pret që pjesa e tregut të VW të rritet.

“Është ndoshta një pritje e mirë që VW të rritet më shpejt se tregu i përgjithshëm”, tha Woellenstein në Pekin, ku një në pesë makina të reja të shitura në Kinë sot vjen nga Grupi Volkswagen.

Falë masave të rrepta, Kina ka mbajtur në masë të madhe koronavirusin e ri nën kontroll që nga vera dhe tani po përjeton vetëm shpërthime të kufizuara lokale.

Jeta dhe aktiviteti ekonomik janë rikthyer në normalitet.

Tregu i automobilave gjithashtu përjetoi një rimëkëmbje të ndjeshme drejt fundit të vitit të kaluar.

Woellenstein tha se ai beson fort jo vetëm se Kina ka mundur Covid-19, por gjithashtu se ka përballuar recesionin e shkurtër ekonomik që filloi me konfliktin tregtar në 2018 me SHBA. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.