UASHINGTON, 20 janar /ATSH-AFP/ – Joe Biden bëri betimin duke u bërë presidenti i 46-të i SHBA-së gjatë një ceremonie betimi ku mungonte paraardhësi i tij, Donald Trump, i nisur për në Florida më herët.
Me dorën e majtë mbi Bibël dhe dorën e djathtë të ngritur, ish-zëvendëspresidenti në kohën e Barack Obamas, i cili mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në moshën 78-vjeçare në përfundim të një karriere të gjatë politike, bëri betimin ashtu si e kanë bërë para tij, George Washington, Franklin D. Roosevelt apo John F. Kennedy.
“Betohem solemnisht se do të kryej me besnikëri detyrat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe se do të bëj çmos për të ruajtur, mbrojtur Kushtetutën e SHBA-së”, deklaroi Biden./ /ec/