TIRANË, 20 janar /ATSH/ Trotuari i bulevardit “Gjergj Fishta” në Lezhë po transformohet.
“Qyteti i Lezhës do të përjetojë një transformim radikal”, u shpreh sot kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
Ai theksoi se, “shëmtia ku e lanë qytetin e bukur pa vënë një gozhdë, do të ngelet si dëshmi e paaftësisë dhe mungesës së vizionit”.
“Trotuari i bulevardit “Gjergj Fishta” po transformohet sikur i ka hije qytetit. Por ndjesë për rrëmujën e punimeve, janë 9 projekte në zbatim”, tha Ndreu.
Ai nënvizoi se, “ajo që do vijë në atë qytet do të jetë histori që do të lërë gjurmë në jetën e qytetarëve të mrekullueshëm lezhjanë./j.p/r.e/