UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/ – Ceremonia e betimit e Joe Biden si presidenti i SHBA-së dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente, po zhvillohet në Capitol.
Bëhet fjalë për betimin e 59-të presidencal dhe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-së, duke shënuar një transferim paqësor të pushetit në Republikën amerikane.
Senatorja, Amy Klobuchar mbajti fjalimin e hapjes duke kujtuar se sulmi i Capitol dy javë më parë nga mbështetësit e presidentit në ikje, Donald Trump.
“Kjo është dita që demokracia jonë zgjohet, pastron pluhurin dhe bën atë që Amerika ka bërë gjithmonë, shkon përpara si komb, me Zotin, e pandarë, me liri dhe drejtësi për të gjithë”, theksoi Klobuchar./ /ec/