SHBA – Edhe ish-presidentët Clinton, Bush dhe Obama në Capitol Hill

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti Bill Clinton, George W Bush dhe Barack Obama ndodhen të gjithë në Capitol Hill për ceremoninë e betimit të Joe Biden, në shfaqjen tradicionale të unitetit ndërpartiak dhe kombëtar rreth festimit të një presidenti të ri.

Klinton shoqërohej nga Hillary Clinton, ish-sekretarja e Shtetit dhe kandidate për presidente.

Bush ishte me bashkëshorten, Laura, ndërsa Obama ishte gjithashtu bashkëshorten, Michelle Obama.

Ish-presidenti Jimmy Carter, i cili është 96 vjeç dhe me shëndet të dobët, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë.

Bush është ish-presidenti i fundit republikan i gjallë, megjithëse së shpejti do të bashkohet me të edhe Donald Trump./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.