Rindërtimi në Tiranë/ 156 milionë lekë për rikonstruksionin e njësive individuale të banimit dhe apartamenteve

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 156 061 269 lekë, për financimin e rikonstruksionit ose riparimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në bashkinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime në Bashkinë Tiranë.

Efekti financiar i këtij vendimi do të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, dhe i transferohet Bashkisë Tiranë, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rikonstruksionit ose riparimit të njësive individuale të banimit/njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni ose riparime./m.m/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.