Rindërtimi/ Miratohet fondi për 432 banesa në Tiranë, 300 në Vorë, 218 në Kurbin dhe 46 në Shijak

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin.

Vendimi parashikon përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 2 607 677 890 lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bashkitë Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin.

Konkretisht, bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 1 009 040 322 lekë, për rindërtimin e 432 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para.

Ndërsa bashkisë Shijak i transferohet fondi në masën 137 592 232 lekë për rindërtimin e 46 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para.

Bashkisë Vorë i transferohet fondi në masën 851 809 204 lekë, për rindërtimin e 300 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para.

Bashkisë Kurbin i transferohet fondi në masën 609 236 132 lekë, për rindërtimin e 218 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para.

Efekti financiar do të përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021, dhe u transferohet bashkive Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.