Kushi me nxënësit fitues të Olimpiadës: Burim frymëzimi në një vit jo të lehtë

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me disa prej fituesve të Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në vitin shkollor 2019-2020.

Ministrja u shpërndau nxënësve certifikata dhe i falënderoi për përkushtimin e treguar gjatë një viti jo të lehtë.

“Secili prej tyre është burim i pastër frymëzimi, reflekton energji pozitive dhe na motivon akoma më shumë në punën tonë të përditshme”, tha Kushi.

Ajo falënderoi të gjithë ata që ishin sot prezent dhe uroi gjithashtu edhe fituesit e tjerë që për shkak të kushteve të pandemisë nuk arritën të ishim në këtë aktivitet simbolik.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.