TIRANË, 20 janar/ATSH/ Këngëtarja e njohur Valbona Mema ka treguar sot sekretin e rënies në peshë, por edhe të rutinës së saj të përditshme,kur nuk është e angazhuar me koncerte jashtë vendit.
Teksa mbolli një pemë bashkë me kryebashkiakun Veliaj në Parkun e Liqenit, Valbona Mema theksoi se Parku i Liqenit është kthyer për të “një shtëpi e dytë”, ku del çdo mëngjes për vrap.
Për këtë ajo falenderoi dhe kryebashkiakun Veliaj për ndryshimin që ka pësuar parku.
“Unë bëj vrap çdo ditë. Shtëpia ime e dytë. Dhe të falenderoj për këtë gjë. Të falenderoj që ti na ke dhënë këtë lloj kënaqësie. Sinqerisht na ke dhënë një mundësi që ne ta shijojmë këtë natyrë”, tha ajo./r.e/