Karta bankare/ Mbi 80 % e veprimeve për tërheqjen cash në bankomate

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se mbi 80 % e volumit të përgjithshëm të veprimeve me kartat bankare u kryen për tërheqjen e parasë cash në bankomatet (ATM) gjatë vitit 2020.

Sipas BSH-së, përdorimi i kartave bankare nga qytetarët po vijon të zgjerohet vitet e fundit në disa drejtime por, përdorimi i tyre mbetet dominues në tërheqjen cash në bankomate.

Aktualisht sektori bankar numëron 1.27 milionë karta aktive.

Rritja graduale e ekonomisë dhe punësimit ka shtuar numrin e përgjithshëm të kartave bankare në vendin tonë, nga viti në vit krahas diversifikimit të përdorimit. e.xh/ /a.g/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.