BERLIN, 20 janar /ATSH-ANSA/ – Landi gjerman i North Rhine Westphalia, i katërti më i madh në vend, ndaloi për një periudhë 10-ditore procesin e vaksinimit antiCovid-19 për shkak të mungesës së dozave të vaksinës Biontech-Pfizer.
Lajmi konfirmohet nga ministri i Shëndetësisë së këtij landi, Karl-Josef Laumann.
“Sasia e modifikuar e furnizimeve të porositura kërkojnë tashmë ndryshimin e planit të vaksinimit”, shkruhet në një njoftim dërguar Gazetën Zyrtare gjermane.
”Vaksinimet në shtëpitë e pushimit dhe kujdesi për të moshuarit dhe në spitale do të pezullohen deri më 31 janar, deri sa të fillojë shpërndarja e ardhshme e vaksinave”, tha Laumann./ a.jor.