Vlerësimi nga “Doing business”/Shqipëria përmirësime për pagesën e taksave dhe tregtinë mes vendeve të rajonit

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Shqipëria ka bërë përmirësime të ndjeshme sa i përket pagesës së taksave dhe tregtinë mes vendeve të rajonit duke u pozicionuar pas Kroacisë.

Në raportin “Doing Business” pikëzimi për Shqipërinë në treguesin për pagesën e taksave është përmirësuar dukshëm nga 55.3 % në 2013 në 65.2 % në 2019.

“Një element i fundit që lidhet me materialin klasik të cilin shpesh e marrim si referencë, ai i “Doing business” dhe përfundimet të cilat shpesh lidhen me këtë pikë që janë shumë të rëndësishme kur flasim për pagesën e taksave, ku pikëzimi për Shqipërinë është përmirësuar dukshëm nga 55.3 % në 2013 në 65.2 % në 2019”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Po ashtu, tha Denaj, Shqipëria ka përmirësuar edhe pozicionin e saj sa i takon tregtisë mes vendeve të rajonit.

“Tjetër element, shumë i rëndësishëm, përsëri te “Doing Business”, që ka të bëjë mes tregtisë që ndodh mes vendeve të rajonit dhe ku dukshëm Shqipëria është pas Kroacisë dhe është në një vend shumë të lartë krahas vendeve të rajonit ku edhe pikëzimi në këtë kriter është rritur nga 72 në 2013 në 93.6 në 2019”, deklaroi ministrja. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.