Topalli: Mandatet e mia për të negociuar një kryeministër që nuk shton vila në kohë tërmeti e pandemie

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi sot se “është e hapur për të bashkuar votat me Partinë Demokratike, por vetëm me një kusht, jo me Bashën kryeministër”.

Ajo u ndal edhe në përgatitjet për zgjedhje.

“Po punoj të mbyll listat e kandidatëve në qarqe. Për sa kohë ma lejon kodi të udhëheq në katër qarqe për të maksimalizuar votën, do jem në Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe që s’e kam vendosur ende”, u shpreh Topalli.

Ajo tha se “Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë dhe unë jam e djathtë”.

“Mandatet e mia do i bashkohen së djathtës dhe atyre që votojnë siglën e PD-së për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër të pakorruptuar. Një emër që nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga pandemia”, tha Topalli./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.