Spitali rajonal i Vlorës, me flotë moderne autoambulancash antiCOVID

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Flota e re e autoambulancave moderne antiCOVID është tashmë edhe në spitalin rajonal të Vlorës, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese.
Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
“36 autoambulanca të reja kanë plotësuar flotën e urgjencës kombëtare, duke e shndërruar shërbimin e urgjencës në territor, në një shërbim dinjitoz, me standarde europiane”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu shprehu mirënjohjen për ekipet e urgjencës paraspitalore në të gjithë vendin, për punën e palodhur për përballimin e COVID-19.
36 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjithë pajisjet e ndihnës së shpejtë, investim i qeverisë shqiptare po plotësojnë flotën anticovid në të gjithë territorin.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.