Masat antiCovid në ndihmë të biznesit/ BSH: 188 milionë euro vlera e likuiditetit

TIRANË, 19 janar /ATSH/ 188 milionë euro vlerë likuiditeti përfituan bizneset shqiptare nga shtyrja e kësteve të kredive, masë të cilën e ndërmori Banka e Shqipërisë në kushtet e situatës së vështirë ekonomike nga pandemia.

Sipas Bankës Qendrore ndikimi financiar i shtyrjes së kredive, vetëm në segmentin e sipërmarrjes, arriti në 23.3 miliardë lekë, ose rreth 11 % e fondit total vjetor të pagave.

Ndërkohë që masat në mbështetje të biznesit dhe ekonomisë përvijuan me lehtësimin e kushteve të kreditimit.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë 2020, kreditimi i ekonomisë, biznesit dhe korporatave, iu rikthye ritmeve të rritjes, madje krahasuar edhe me një vit më parë.

12 bankat tregtare në vend po vijojnë  të mbështesin bizneset me linja financimi, duke lënë në dispozicion likuiditete të mjaftueshme për çdo situatë që mund të paraqitet.

e.xh/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.