ITALIA – Conte përballet me Senatin në votëbesimin e dytë

ROMË, 19 janar /ATSH-DPA/ – E ardhmja politike e kryeministrit italian, Giuseppe Conte është në rrezik ndërsa sot përballet me një votëbesim në Senat, pas prishjes së aleancave të qeverisë.

Pasi i mbijetoi një votimi të ngjashëm në Dhomën e Deputetëve dje, kryeministri 56-vjeçar përballet me një provë kritike në Senat, ku pozicioni i tij është dukshëm më i dobët se në Dhomën e Deputetëve.

Nëse ai dështon, administrata e tij mund të detyrohet të largohet nga zyra.

Problemet e Conte janë shkaktuar nga vendimi i partisë ”Italia Viva” i ish-kryeministrit Matteo Renzi për t’u tërhequr nga koalicioni qeverisës.

Renzi u përplas me Conten në një luftë rreth mënyrës më të mirë për të përdorur fondet e BE-së të dërguara në Itali për ta ndihmuar atë të merret me goditjet ekonomike të pandemisë së koronavirusit./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.