ITALI – Conte fiton një votëbesim vendimtar në Senat

ROMË, 19 janar /ATSH-AFP/ – Braktisur në mes të pandemisë COVID-19 nga Matteo Renzi dhe ministrat e tij, kryeministri italian, Giuseppe Conte arriti të fitojë një votëbesim vendimtar në Senat, por qeveria e tij e koalicionit, e privuar nga një shumicë absolute, doli shumë e dobësuar.

Conte fitoi me 156 vota pro dhe 140 kundër në Dhomën e Lartë ku maxhoranca absolute është 161 vende, në përfundim të një votimi, gjatë të cilit 15 anëtarët e zgjedhur të Viva Italia (IV), partia e ish-kryeministri Matteo Renzi abstenuan./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.