E reja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë, Manastirliu: Mirënjohje për mjekët që u kujdesën për një grua speciale

TIRANË, 19 janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me një lajm të mirë nga materniteti “Koço Gliozheni”, ku një nënë me aftësi ndryshe ka sjellë në jetë fëmijën e dytë.

Manastirliu bën të ditur se fëmija erdhi në jetë shëndetplotë falë kujdesit dhe profesionalizmit të mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”.

“Një mrekulli. Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë”, shprehet Manastirliu. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.