COVID-19 – MV – Ulet numri i të infektuarve, por jo i fataliteteve

SHKUP, 19 janar /ATSH-MIA/ – Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 529 teste, ndërsa janë regjistruar 63 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 13 persona dhe janë shëruar 176.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 88 992, numri i pacientëve të shëruar është 73 777, numri i të vdekurve është 2 715 dhe numri i rasteve aktive është 12 500./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.