COVID-19 – Gjermania ashpërson dhe zgjat masat kufizuese

BERLIN, 19 janar /ATSH-AFP/ – Gjermania do të ashpërsojë masat kundër COVID-19 duke bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës mjekësore në transport dhe dyqane dhe duke zgjatur kufizimet deri më 14 shkurt, njoftoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Të gjitha kufizimet e vendosura tashmë, si mbyllja e shkollave, bareve, restoranteve dhe vendeve kulturore do të aplikohen deri më 14 shkurt 2021″, njoftoi kancelarja pas rreth tetë orësh negociata me drejtuesit rajonalë.

Përveç maskës mjekësore të detyrueshme, masa të reja janë vendosur si detyrim për punonjësit të favorizojnë punën nga shtëpia deri në të paktën 15 mars të paktën./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.