BREXIT – Rreth 170 miliardë euro të zhvendosura në Francë në 2020

PARIS, 19 janar /ATSH-AFP/ – Rreth 2 500 punonjës dhe të paktën 170 miliardë euro pasuri janë zhvendosur tashmë në Francë në fund të 2020, në kuadër të Brexit, njoftoi sot guvernatori i Bankës së Francës.

“Pavarësisht pandemisë, rreth 2 500 punonjës janë transferuar tashmë dhe rreth pesëdhjetë subjekte britanike të autorizuara për të paktën 170 miliardë euro të aktiveve të zhvendosura në Francë në fund të vitit 2020 “, theksoi guvernatori, François Villeroy de Galhau.

“Rilokalizime të tjera janë pritur dhe duhet të përshpejtohen gjatë këtij viti”, shtoi Banka Qendrore duke nënvizuar se Brexit kërkohet të zhvillojë autonominë tonë financiare europiane dhe në veçanti në sektorin kryesor të kompensimit financiar.

Tani për tani, Bashkimi Europian ka autorizuar infrastrukturat londineze, të cilat sigurojnë pjesën më të madhe të kleringut në Europë për disa produkte financiare, për të vazhduar aktivitetin e tyre për 18 muaj, duke pranuar se nuk kishte institucione të nevojshme në kontinent për t’u përshtatur me  Britaninë e Madhe.

Pas këtij afati, megjithatë, autoritetet evropiane sugjerojnë që pastrimi i produkteve të shprehura në euro do të duhet të bëhet brenda BE.

Për më tepër, një Union i vërtetë Financues  duhet të na lejojë të mobilizojmë më mirë tepricën e kursimeve europiane, gati 220 miliardë euro, për përfitimin e investimeve produktive.

“O tani o kurrë, duhet të shfrytëzojmë mundësinë e dyfishtë të Brexit dhe rindërtimit për të krijuar Unionin e Tregjeve të Kapitalit “, paralajmëroi Villeroy de Galhau./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.