ACEA: Tregu europian i makinave -24,3% në 2020

BRUKSEL, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Tregu europian i makinave, plus vendet e EFTA-s dhe Britania e Madhe mbyllën vitin 2020 me një rënie të regjistrimeve prej 24,3% krahasuar me 2019, thënë ndryshe katër milionë makina më pak.

Në dhjetor, u shitën 1 214 581 makina ose 3,7% më pak se në të njëjtin muaj në 2019.

Të dhënat vijnë nga ACEA, shoqata e prodhuesve europianë të makinave.

Grupi FCA e mbylli 2020 me 700 534 makina të shitura ose 26% më pak krahasuar me 2019.

Muaji i fundit ishte pozitiv, në kontrast me tregun: regjistrimet e FCA janë 74 755 makina, me një rritje nga 5,5 në 6,2%.

Grupet FCA dhe PSA, shitën gjithsej 2 419 190 makina në Europë në vitin 2020.

Në vend të parë sipas ACEA, është grupi Volkswagen me 3 040 030 makina.

Pas tij qëndrojnë ”Renault” me ​​1 277 884 dhe ”Toyota” me 695 293. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.