TIRANË, 19 janar /ATSH/ Në kuadër të masave shtesë makroprudenciale, në kushtet e situatës së krijuar nga pandemia, vendimi i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë kufizon shpërndarjen e fitimeve të bankave tregtare deri në fund të këtij viti.
Sipas BSH-së, bankat realizuan mbi 14 miliardë lekë fitime gjatë vitit 2020, të cilat nuk mund ta shpërndajnë deri në fund të këtij viti.
Ndërkohë që ky vendim nuk prek fitimet e pashpërndara në vitin 2020, që i përkasin periudhës ushtrimore 2019 dhe ku vlera e fitimeve arrin rreth 19 miliardë lekë.
Raporti i Stabilitetit Financiar i BSH-së, evidenton se shumica e bankave tregtare në Shqipëri e kanë raportin e mjaftueshmërisë brenda nivele të kërkura, çka konfirmon gjendjen e mirë dhe të kapitalizuar të sistemit bankar, falë edhe masave të marra nga BSH-ja. e.xh/j.p/r.e/