Trashëgimtari i Samsung dënohet për korrupsion

SEUL, 18 janar /ATSH-DPA/ – Trashëgimtari i perandorisë elektronike koreano-jugore Samsung, Lee Jae-yong, u dënua me burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion, raportuan mediat lokale.

”Gjykata e Lartë e Seulit vendosi një dënim prej dy vjet e gjysmë për Lee”, deklaroi agjencia e lajmeve kombëtare Yonhap.

Sfondi i procedimeve është një skandal korrupsioni që përfshiu edhe ish-presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-hye.

Lee ishte dënuar me pesë vjet burg për korrupsion në vitin 2017.

Një vit më vonë, dënimi u ul, por pati zhvillime të reja duke u rihapur përsëri. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.