RUSI – Dëbohen dy diplomatë holandezë si masë reciproke

MOSKË, 18 janar /ATSH-AFP/ – Rusia do të dëbojë dy diplomatë holandezë, si kundërpërgjigje e një mase të ngjashme të marrë nga Holanda, në dhjetor, kundër dy diplomatëve rusë, të akuzuar për spiunazh, njoftoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Çështje të këtij lloji kanë qenë të shumta në Europë këto muajt e fundit, Bullgari, Austri, Republika Çeke, Norvegji, në sfondin e tensioneve ruso-perëndimore në rritje.

“Drejtuar nga parimi i reciprocitetit, pala ruse ka vendosur të dëbojë nga Federata e Rusisë dy diplomatë të ambasadës së Holandës në Moskë”, theksoi Ministria ruse në një komunikatë.

“Dy diplomatët kanë dy javë për të lënë Rusinë”, sipas komunikatës.

Në fillim të dhjetorit, autoritetet holandeze dëbuan dy diplomatë rusë, AIVD, shërbimi sekret holandez, duke konfirmuar se ky vendim ishte marrë pas gjetjes së një rrjeti spiunazhi në Holandë që sulmonte industrinë e teknologjisë së lartë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.