Prurjet në kaskadën e Drinit bien në 440 m3/s/ KESH: Prodhimi i energjisë në tre HEC-e, përmbush kërkesat për konsum

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Prurjet natyrore në kaskadën e Drinit ranë në 440 m3/s, ndërsa po vijon prodhimi i energjisë me të gjithë kapacitetin në të tre HEC-et.

Korporata Elektroenergjitike po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

KESH publikoi të dhënat e së hënës në orën 13:00, ku prurjet natyrore totale në kaskadë janë në 440m3/s, ndërsa shkarkimet janë në 700 m3/s nga shkarkimi i portës në HEC Vau i Dejës.

Për sa i përket nivelit të liqeneve, deri në orën 13:00 Fierza është kuotuar në 289.47 m, Koman 171.91 m, Vau i Dejës 72.12 m.

“Prodhimi i energjisë në të tre HEC-et përmbush totalisht kërkesën e OSHEE për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, bën të ditur KESH. e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.