Pas 30 ditësh të vështira në terapinë intensive, Roani i vogël gëzon shëndet

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Roani i vogël, pas 30 ditësh të vështira në terapinë intensive me kujdesin e stafit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, tashmë është pranë familjes dhe gëzon shëndet.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, duke theksuar se kjo është një ditë e gëzuar për familjen e Roanit.

“Kjo është një ditë e gëzuar për familjen e Roanit të vogël, që pas 30 ditësh të vështira në terapinë intensive, me kujdesin e stafit mjekësor të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, tashmë është pranë familjes dhe gëzon shëndet”, shprehet Manastirliu.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.