OST riparon defektin/ Rikthehet energjia për banorët në disa zona të Tiranës

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) bën të ditur se është riparuar avaria në linjën 110 kV Farkë – Ibë dhe është rikthyer energjisë tek të gjithë abonentët në disa zona të Tiranës.
Sipas MIE, për shkak të një avarie në linjën 110 kV Farkë – Ibë, rreth orës 13:00 kanë mbetur pa energji elektrike disa zona në Tiranë.
Grupet e avarisë së OST u mobilizuan menjëherë në terren dhe punuan për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Ndërkohë, bën të ditur MIE, në bashkëveprim me OSSH u morën masat për normalizimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët.
“Rreth orës 14:00 kanë marrë energji të gjitha fiderat e Nënstacioneve Traktora dhe pjesa e fiderave të Farkës.
Aktualisht situata është e stabilizuar falë manovrimeve me skemat unazë, etj”- njofton MIE.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.