Moti me temperatura të ulëta/ARRSH: Puna vijon normalisht në Bypass-in e Vlorës, aksi Dukaj-Sinanaj kantier ndërtimi

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se vijon normalisht puna në veprat dhe projektet rrugore ku po investohet për ndërtimin e akseve të reja, pavarësisht situatës së vështirë që ka krijuar moti me temperatura të ulëta.
Sipas ARRSH-së, përpos temperaturave të ulëta dhe punës për mirëmbajtjen dimërore ecuria e punimeve në të gjitha kantieret vazhdon normalisht
“Në Bypass-in e Vlorës po punohet për ndërtimin e urës 3-4 dhe gërmimin e skarpateve”, njofton ARRSH-ja.
Ndërsa në aksin Dukaj-Sinanaj ka filluar faza fillestare e punimeve ku po bëhet hapja e trasesë, gërmimi mbushja dhe formimi i trupit të rrugës. /r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.