U desh një qen antidrogë për të zbuluar 1,3 tonë… kokainë!

KUITO, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Policia e Ekuadorit sekuestroi 1,3 tonë kokainë, të fshehur në një kontejner të destinuar për në Estoni, njoftoi sot ministri i Brendshëm i vendit, Patricio Pazmino.

”Ngarkesa ishte në portin e Guajakilit dhe u identifikua falë një qeni antidrogë”, theksoi ai.

Vitin e kaluar, autoritetet e vendit sekuestruan një rekord prej 128 tonësh lëndë narkotike ose 18 tonë më shumë se rekordi i mëparshëm prej 110 tonësh.

Dy vendet më të mëdha prodhuese të kokainës në botë, Kolumbia dhe Peruja, kufizohen me Ekuadorin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.