”Shqipëria buzëqesh”/ 369 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi pas vaksinimit antiCOVID

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit antiCovid, fillimisht për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të betejës me këtë virus.

Duke shpërndarë një video nga procesi i vaksinimit antiCovid Kryeministri Edi Rama shprehet se “369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID-19, janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur”.

“Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”- thekson kryeministri Rama.

Ndërsa një infermiere nga Spitali Infektiv COVID 1, shprehet se sapo e bëri vaksinën në Qendrën e Vaksinimit në “Air Albania Stadium”.

Një re e stafit mjekësor, është duke proceduar për kryerjen e vaksinës antiCovid dhe i fton të gjithë ta bëjnë vaksinën. “Është mbrojtje, pasi jemi në kontakt çdo ditë me personat e infektuar”, u shpreh ajo.

Një mjeke e stafit shpjegon se pasi bëhet vaksinimin, të vaksinuarit qëndrojnë në zonën e pritjes ku shikojmë për efekte anësore. “Deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast”- thotë ajo.

Personat që kanë kryer vaksinimin pajisen me kartën dhe formularin përkatës ku shënohet se e kanë bërë vaksinën dhe datën për marrjen e dozës së dytë të kësaj vaksine.

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 në Shqipëri nisi para gati 1 jave me parë ku të parët që po marrin këtë shërbim janë punëtorët shëndetësorë, që do të pasohen nga të moshuarit apo grupet që konsiderohen më të rrezikuarat.

Distanca mes dozës së parë dhe marrjes së dozës së dytë është 21 ditë. Deri tani, vaksinimi nuk ka shfaqur asnjë problematikë tek asnjë mjek dhe infermier që ka injektuar dozën e parë.  e.xh//a.a/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.