TIRANË, 17 janar/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati solli sot në vëmendje fondet që janë shpërndarë për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë, të cilat janë 6-fishuar krahasuar me qeverisjen e mëparshme.
Bushati sjell një krahasim mes fondeve të shpërndara në periudhën 2009-2013 dhe ato që janë ndarë në vitet 2014-2019.
“Lidhur me kompensimin e ish- të përndjekurve politikë në vitet 2009-2013 janë shpërndarë 1.47 miliard lekë”, tha Bushati.
Ndërkohë, sipas tij, “në vitet 2014-2019 janë shpërndarë 8.95 miliardë lekë”. /m.m//a.a/