Balla në Funar: Qendrat shëndetësore në zonat malore janë furnizuar me medikamente që në fillim të dhjetorit


TIRANË, 17 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot në Qendrën Shëndetësore të Funarit në Elbasan, për tu interesuar lidhur me nevojat e kësaj qendre.

“Reshjet e dëborës tashmë kanë mbuluar zonat malore të vendit, ndërsa e rëndësishme është që të gjitha qendrat shëndetësore të jenë marrë masat për përballimin e dimrit dhe çdo lloj emergjence të mundshme”, tha Balla.

Ai theksoi se “në të gjitha qendrat shëndetësore malore, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar furnizimin me ilaçe rreth që fillim dhjetori, të cilat janë në dispozicion të banorëve”.

Këtë gjë e konfirmoi edhe mjekja e kësaj qendre e cila tha se janë furnizuar me të gjitha medikamentet e nevojshme nga Ministria e Shëndetësisë.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.