”Shqipëria buzëqesh”/ 308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi pas vaksinimit antiCOVID

TIRANË, 16 Janar/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se 308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Air Albania Stadium.

Ministrja thotë se procesi i vaksinimit vijon edhe sot, në ditën e 6 të tij. Ajo ka publikuar edhe shembullin e mjekut Artur Mezinit nga spitali COVID4 i cili ka kryer vaksinën, si pjesa më e madhe e personelit shëndetësor në vijën e parë të luftës.

‘’Dr. Artur Mezini nga spitali COVID4 ka kryer vaksinën antiCOVID, si pjesa më e madhe e mjekëve të spitaleve COVID, që tashmë janë vaksinuar, teksa vijon procesi me mjekët dhe infermierët e vijës së parë të betejës me COVID19. 308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Air Albania Stadium, ndërsa vijon procesi i vaksinimit sot në ditën e 6’’, thotë Manastirliu. z.tosku./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.