Opel ”Astra” prezantohet me një pamje të re

RUSSELSHEIM, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Kur thoni ”Astra” mendoni në mënyrë të pashmangshme për një nga modelet që bëri historinë e Opel-it.

Njëmbëdhjetë breza, mbi një milion klientë në të gjithë Europën në më pak se 30 vjet, një sukses i paparë që nga viti 1991 i ka lejuar kësaj makine të fitojë një vend në Olimpin e makinave duke e bërë makinën e dytë të Opel-it më të shitur, pas modelit ”Corsa”.

”Astra” arrin gjeneratën e saj të njëmbëdhjetë, ”Astra K” një germë që jo rastësisht kujton emrin e pararendësit ”Kadett”, të cilit ajo i ka zënë vendin që nga vitet ’90.

Në shitje me një çmim prej 23 800 eurosh, ”Astra” e re, tashmë është gjithashtu e disponueshme në versionin e gjatë ”Sports Tourer”, në tre nivele të ndryshme zbukurimi në varësi të zgjedhjes së një versioni më të orientuar drejt komoditetit ose sportivitetit: ”GS Line”, ”Business Elegance” dhe ”Ultimate”.

Rreth 200 kilogramë më e lehtë, me një kabinë më të gjerë dhe të rehatshme, ”Astra” e re është më efikasja ndonjëherë me emetimet e CO2, të reduktuara deri në 21% krahasuar me modelin e mëparshëm. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.