TIRANË, 16 janar/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bën të ditur se së shpejti do të nisin punimet për rrugën e Kalasës dhe rrugën Delvinë – Finiq.
Denaj vizitoi sot këtë zonë nga ku theksoi se me ndërlidhjen e zonës Fushë – Verri – Kalasë – Tatzat me degëzimin e rrugës Kardhiq-Delvinë lehtësohet qarkullimi jo vetëm i banorëve, por edhe i produkteve bujqësore dhe atyre blegtorale.
Sipas ministres Denaj, investimi për ndërtimin e këtyre dy akseve do të kryhet nga buxheti i shtetit.
“Një fillim i mbarë për vitin 2021, me synim të nxisim edhe turizmin e agroturizmin në këtë zonë të mrekullueshme”, shtoi ajo. /j.p/