FOKUS – Cilin kandidat do të përqafojë CDU-ja për fitoren?

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/ – Friedrich Merz, një avokat i pasur i korporatave i cili po përpiqet të drejtojë demokratët konservatorë të kancelares Angela Merkel (CDU), u përpoq që në platformën e tij të adresonte shqetësimet e votuesve.

I njohur në krahun e djathtë të CDU-së, Merz përjashtoi përsëri bashkëpunimin me Alternativën e ekstremit të djathtë për Gjermaninë dhe theksoi nevojën që CDU të shikojë në të ardhmen duke rritur strategjinë e saj dixhitale.

Ai tha se Gjermania është një vend shumë inovativ duke e treguar këtë me zhvillimin e një vaksine antikoronavirus.

Eksperti i politikës së jashtme Norbert Roettgen, i cili po kandidon për postin e fuqishëm të shefit të CDU, u bëri thirrje kolegëve të tij konservatorë të përqëndrohen në modernizimin e kombit dhe partisë.

“Bëhet fjalë për një gjë: kompetencat e ardhshme”, tha Roettgen.

“Ju gjithmonë duhet të bëheni partia e popullit dhe partia e qendrës”, shtoi ai.

Roettgen tha se ishte i sigurt për të fituar votues të rinj për CDU përpara zgjedhjeve kombëtare.

”Partitë që qëndrojnë në qendër të jetës politike duhet të rinovohen gjithmonë”, tha Roettgen.

”Ne do të fitojmë vetëm nëse qëndrojmë të fortë në qendër të shoqërisë”, deklaroi Armin Laschet, duke folur në kongresin virtual të CDU-së dhe duke nënvizuar se ky ishte qëllimi që ai dhe Jens Spahn ndjekin “si ekip”.

“CDU nuk është një shfaqje e vetme”, shtoi ai, duke nënvizuar se ”sot shumë besojnë së pari tek Angela Merkel dhe pastaj në parti. Besimi në CDU duhet të rikthehet”, shtoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.