COVID-19 – Mbi 94 milionë raste në mbarë botën

NJU JORK, 16 janar /ATSH-AA/ – Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 94 milionë e 300 mijë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. 

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 94 315 331 raste me COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në gjithë botën.

Gjithashtu sipas “Worldometer” deri tani në mbarë botën kanë humbur jetën 2 017 913 persona dhe se 67 346 640 të infektuar me virusin janë shëruar.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 24 102 429 raste deri më tani, ku dhe 401 856 të tjerë kanë humbur jetën.

Pas SHBA-së, vendet që kanë tejkaluar një milionë raste të infektimeve janë si më poshtë:

India me 10 543 659 raste, Brazili 8 394 253, Rusia 3 520 531, Britania e Madhe 3 316 019, Franca 2 872 941, Turqia 2 373 115, Italia 2 352 423, Spanja 2 252 164, Gjermania 2 023 802, Kolumbia 1 870 179, Argjentina 1 783 047, Meksika 1 609 735, Polonia 1 422 320, Irani 1 318 295, Afrika e Jugut 1 311 686, Ukraina 1 146 963 dhe Peruja me 1 056 023 raste.

Ndërsa krahas SHBA-së vendet që kanë tejkaluar 10 mijë vdekje janë si më poshtë:

“Brazili (208.291), India (152.130), Meksika (139.22), Britania (87.295), Italia (81.325), Franca (69.949), Rusia (64.495), Irani (56.621), Spanja (53.314), Kolumbia (47.868), Gjermania (46.537), Argjentina (45.227), Peruja (38.654), Afrika e Jugut (36.467), Polonia (32.844), Indonezia (25.484), Turqia (23.664), Ukraina (20.542), Belgjika (20.352), Kanadaja (17.729), Kili (17.369), Rumania (17.98), Ekuadori (14.273), Çekia (14.292), Iraku (12.932), Holanda (12.868), Hungaria (11.177) dhe Pakistani (10.908)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.