COVID-19 – Biden përfshin ushtrinë në fushatën e vaksinimit

UASHINGTON, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden do të punësojë persona edhe nga Garda Kombëtare dhe Mbrojtja Civile për të forcuar fushatën e vaksinimit antiCovid-19 në vend, për të ndërtuar klinika speciale dhe për të siguruar një shpërndarja të barabartë, përfshirë edhe burgjet, njoftoi ekipi i tij.

Plani i Biden do të përshpejtojë vaksinimin e amerikanëve dhe ofron krijimin e mijëra qendrave të vaksinimit në të gjitha SHBA.

”Kjo do të bëjë të mundur administrimin për të gjithë amerikanët të vaksinës jo shumë larg nga shtëpia”, shpjegoi presidenti i zgjedhur në një fjalim në Wilmington.

“Para se të bëhen më mirë, gjërat do të përkeqësohen. Por, ju keni fjalën time, ne do të jemi në gjendje të dalim nga kjo situatë”, theksoi ai duke shpjeguar se si ndryshimi në politikë dhe strategji do kohë për të dhënë rezultatet e tij. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.