Basha: Mirënjohës BE-së për mbështetjen ndaj Shqipërisë në momente të vështira

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se sulmet ndaj Bashkimit Europian dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e kryeministrit.

“Ne i jemi përjetë mirënjohës BE-së për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, nuk është faji i BE-së që Rama është një dështim në çdo gjë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.