TIRANË, 15 janar/ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se po vijon puna për pastrimin e akseve rrugore në të gjithë vendin për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, në kushtet kur temperaturat shënojnë deri -6°.
MIE publikoi një video nga Voskopoja, në Korçë, ku shfaqen grupet e punës duke kryer shpërndarjen e kripës përgjatë rrugës.
Sipas MIE-s reshjet tashmë kanë pushuar, por ngricat mund të jenë shkak për rrëshqitjen e mjeteve.
“Vijon shpërndarja e kripës nga grupet e punës, pasi në temperaturat -6°C ngricat mund të jenë shkak për rrëshqitjen e mjeteve”, bën të ditur MIE.
Ndërkohë, në disa prej akseve rrugore në Verilindje dhe Juglindje të vendit rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve nga ana e drejtuesve të mjeteve. /j.p/r.e/