SLLOVENI – Opozita paraqet mocion mosbesimi kundër qeverisë

LJUBLJANË, 15 janar /ATSH-STA/ – Opozita sllovene paraqiti sot një mocion mosbesimi në parlament kundër qeverisë së koalicionit të kryeministrit Janez Jansa.

Kreu i partisë opozitare Desus, Karl Erjavec, e akuzon qeverinë për përgjigjen e saj të dobët ndaj pandemisë.

Sllovenia aktualisht ka një nga nivelet më të larta të infektimeve në Europë.

Mocioni u nënshkrua nga 42 deputetë nga 90 ligjvënësit e vendit, jo aq sa duhet për të rrëzuar qeverinë nëse miratohet mocioni i mosbesimit nga parlamenti./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.