UASHINGTON, 15 janar /ATSH-DPA/ – Vetëm 60 minuta pasi presidenti i zgjedhur, Joe Biden të betohet më 20 janar, fati i paraardhësit të tij pritet të votohet në Senat me akuzën e nxitjes së trazirave.
Koha e jashtëzakonshme e gjykimit të fajësimit të presidentit Donald Trump përcaktohet pjesërisht nga rregullat e Senatit.
Seanca do të fillojë në orën 13:00, ndërsa ditën tjetër Senati merr vendimin.
Senati nuk do të mblidhet deri më 19 Janar.
Megjithëse demokratët duan ta ndryshojnë atë datë, kreu i shumicës së Senatit Mitch McConnell, nuk pranoi.
Demokratët dhe republikanët tashmë po debatojnë nëse është një ide e mirë për të zhvilluar të dyja ngjarjet në të njëjtën ditë.
Shtyrja e procesit do të kërkonte pëlqimin e të gjithë 100 senatorëve, një veprim që ka qenë jashtëzakonisht i vështirë në vitet e fundit, për të mos përmendur tensionet e përshkallëzuara të tranzicionit dhe sulmin e 6 janarit nga mbështetësit e Trump.
Zhvendosja e procesit me një ditë, një javë ose një muaj ka pasoja politike që rrezikojnë ndarjen e palëve./ /os/
