PRAGE, 15 janar /ATSH-DPA/ – Kreu i Autoritetit Shëndetësor të Republikës Çeke njoftoi dorëheqjen pasi disa raporte zbuluan parregullsi në futjen e vaksinës së koronavirusit në vend.
Sipas portalit të lajmeve ”Seznamzpravy.cz”, 1 000 doza të vaksinës u janë shpërndarë punonjësve të Autoritetit Kombëtar të Shëndetit SZU dhe të afërmve të tyre, pavarësisht moshës.
Zbulimet kishin provokuar kritika të ashpra nga opozita, duke i quajtur ato një skandal.
“Qytetarët e moshuar kanë nevojë për vaksinim, ndërsa administrata po vaksinon njerëzit e saj,” shkroi portali.
Transmetuesi kombëtar Rozhlas gjithashtu raportoi se një klinikë e Pragës po u jepte të afërmve të punonjësve nëse kishin mbetur doza në fund të ditës, kinse për të shmangur nevojën për t’i hedhur ato.
Sipas planit të vaksinimit të qeverisë, vetëm punonjësit e kujdesit shëndetësor që janë në kontakt të ngushtë me pacientët Covid-19 duhet të vaksinohen fillimisht, përveç qytetarëve mbi 80 vjeç dhe punonjësve të shtëpive të pleqve./ /os/