Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat me euron, humb terren me dollarin

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku forcoi pozitat në raport me euron, ndërsa ka humbur terren në këmbim me dollarin amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 101.70 lekë ose 0,19 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa euroja u dobësua sot me 0,06 lekë duke zbritur në kuotën e 123.32 lekëve.

Edhe paundi britanik në kursin e këmbimit me lekun ka forcuar në mënyrë të moderuar pozitat. Monedha britanike u forcua me 0,14 lekë dhe këmbehet me 138.81 lekë, ndërsa franga zvicerane fitoi terren me 0,46 lekë duke u ngjitur në kuotën 114.59 lekë. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.